back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaSportKombëtarja nuk gjen qetësi/ Përgatitjet për dy ndeshjet, Sylvinhos i duhet që...

Kombëtarja nuk gjen qetësi/ Përgatitjet për dy ndeshjet, Sylvinhos i duhet që të ndryshojë edhe portierët

Të ngjajshme

Kombëtarja shqiptare nuk gjen qetësi. Pas dëmtimit të Ylber Ramadanit dhe Ernest Muçit, është detyruar të largohet prej problemeve fizike edhe portieri Elhan Kastrati.

Ai ka një dëmtim në gju dhe pasi iu nënshtrua analizave nga stafi mjekësor, u arrit në përfundimin se nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë.

Kastrati do të zëvendësohet nga Simon Simoni, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

Ndërkaq, pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në ditën e dytë në kampin stërvitore në Malaga të Spanjës.

Sa i përket grupit, kanë mbërritur gjatë ditës Enis Çokaj dhe Kristian Shpendi, të cilët janë stërvitur rregullisht me skuadrën. Seanca stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.

Ditën e mërkurë në orën 17:00 do të jetë konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që në ora 18:00 do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore.

Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në orën 18:00, ndërsa më datë 9 shtator do të presë Letoninë për kualifikueset e Botërori

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz