BallinaRegjionaleDrenasKomandanti jep urdhër. Më shumë se 700 ushtarë të UÇK-së mblidhen në...

Komandanti jep urdhër. Më shumë se 700 ushtarë të UÇK-së mblidhen në një fshat të Drenicës (Foto)

Të ngjajshme

Komandanti i UÇK-së, Jetullah Geci, u ka bërë një thirrje ish ushtarëve të UÇK-së të Brigadës 112 “Arben Haliti”, që të mblidhen sot në fshatin Radishevë të Skënderajt.

Arsyeja ka qenë thjeshtë për t’u takuar në një ditë vikendi dhe për t’i kujtuar së bashku ditët e lavdisë te kaluara se bashkune lufte.

Ka mjaftuar ky kushtrim i Komandanit dhe qinda ushtarë janë bërë bashkë në këtë fshat, duke dëshmuar se urdhërat e komandanit dhe respekti për të vlenë edhe në kohë paqeje, shkruan Magazina.al  Megjithë kënaqësinë që ky moment i ka sjellur Gecit, mungesa e ushtarëve që tash janë dëshmorë ka bërë që ish komandanti të ndjejë zbrazti për ata që e deshën më shumë lirinë, prandaj ia dhanë edhe jetën. Pjesë e këtij takimi u bë si papritur, edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Ky i fundit ka përgëzuar ish ushtarët për luftën që kanë bërë për lirinë e Kosovës. Dhe për ta parë Kosovën edhe më të mirë sesa që është, Veseli ka bërë thirrje ushtarëve të mbledhur që ta votojnë PDK-në në zgjedhjet e 11 qershorit.  Pas pjesës protokollare ka vazhduar festa për orë të tëra.

Kush me shumë se ushtarët e UÇK-së mertitojnë të festojnë në Kosovësn e lirë? Magazina.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz