back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeKomandanti i policisë që iku nga aksioni i madh është burri i...

Komandanti i policisë që iku nga aksioni i madh është burri i deputetes së Kosovës |Foto

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Komandanti i Policisë së Kosovës në Veri, Rade Radisavljevic, arriti të shpëtojë në aksionin e madh të datës 28 maj të këtij viti, shkruan Gazeta Blic.

Gjatë aksionit të Policisë, u patën arrestuar dhjetëra persona, nën dyshimin për kontrabandë dhe korrupsion.

Në mesin e tyre kishte edhe shumë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosoëvs.

Por, Radisavljeviç, arriti që të shpëtojë. Ai madje u arratis nga Veriu i Mitrovicës.

Besohet se tani gjendet në Serbi, teksa autoritetet kosovare ende kanë fletarrest për të.

Por, një veçori tjetër e tij, është se ai është burri i Jelena Bontic, deputete nga radhët e Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës.

Polici i arratisur Rade Radisavljevic, dyshohet se kishte qenë në krye të një grupi mafioz, që për vitë të tëra kanë bërë kontrabandë të mallrave nga Serbia për në Kosovë.

Madje, ai sikurse shumë të tjerë të tjerë, janë të dyshuar, se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke marrë ryshfet.

Teksa ai mbetet ende në arrati, në aksionin e madh të Policisë së Kosovës, që u realizua në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, janë arrestuar 19 persona, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të arrestuarit në atë aksion janë: Oliver Kozmanoviq, Dejan Spasojeviq, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Zenel Bahtiri, Reshat Kuqi, Izet -, Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, , Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, , Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq.

@Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz