back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptareKolona të gjata në kufi, qytetarët ia mësyejnë bregdetit shqiptar

Kolona të gjata në kufi, qytetarët ia mësyejnë bregdetit shqiptar

Të ngjajshme

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Në pikën kufitare me Shqipërinë janë krijuar kolona disa kilometërshe nga veturat e shumëta që po ua mësyejnë brigjeve të detit Adriatik dhe detit Jon. Kosovarët, nuk po i ndalon situata politike në shtetin fqinj, shkruan Gazeta Metro.

Për këtë, qytetarët e Kosovës po shprehen se ata nuk kanë të bëjnë me situatën politike në Shqipëri, dhe se po shkojnë për të pushuar.

“Ne po shkojmë për pushime, shpresoj që edhe ata të zgjidhin këto problemet e tyre”, thotë njëri nga turistët.

Madje, vizitorët e shumtë kanë filluar të shkojnë në bregdet që në fillim të muajit maj, duke bërë kështu që edhe sezona të hapet më herët.

Sidoqoftë, bizneset në Shqipëri janë shprehur të shqetësuar me këtë situatë, të cilët thonë se po ndikon shumë në punën sezonale të tyre.

Gazeta Metro gjatë qëndrimit në Sarandë ka marrë në prononcim nga disa nga pronarët e bizneseve në qendër, por dhe ato në viset malore, të cilët shprehen tejet të dëshpëruar me gjendjen aktuale në vend, si pasojë e të cilës po thonë se po ndikon shumë në punën sezonale të tyre./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz