back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaSportKobbie Mainoo i bënë me dije Chelseat se çfarë kushti duhet plotësuar...

Kobbie Mainoo i bënë me dije Chelseat se çfarë kushti duhet plotësuar për të nënshkruar me të

Të ngjajshme

Kabllo elektrike në gropën për drunj, Komuna:Ndërhyrje teknike të zakonshme

Në rrugën “Rexhep Luci”, ku prej muajsh po zhvillohen...

Pak para fushatës, kandidati i VV-së i arrestuar për kanabis, rrezikon 1 muaj paraburgim

Kanditati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Novobërdë, Rinas...

Lushaku-Sadriu akuzon ministrin Çeku për keqpërdorim të subvencioneve: Kosova nuk është bankë e VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Mësohet plani i Realit për yllin e Comos, Nico Pazin

Nico Paz është shndërruar në një nga protagonistët kryesorë...

Chelsea tashmë e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të firmosur me Kobbie Mainoo nga Manchester United, në një lëvizje surprizë.

Mesfushori 20-vjeçar është sërish i lidhur me një largim nga “Old Trafford” pasi ka mbetur në stol në dy ndeshjet e para të Premier League.

Trajneri i United, Ruben Amorim, e ka sqaruar mungesën e Mainoo duke thënë se ai tani po konkurron direkt me kapitenin Bruno Fernandes për një vend në formacion.

Duke marrë parasysh që Fernandes ka munguar vetëm tetë ndeshje të Premier League gjatë pesë viteve e gjysmë te United, Mainoo tani gjendet përballë një dileme të madhe për të ardhmen e tij.

Sipas talkSPORT, mesfushori i kombëtares angleze është i hapur për t’u larguar nga United para afatit të fundit të merkatos më 1 shtator.

Gazetari Graeme Bailey thotë se Mainoo është “i pakënaqur” me situatën e tij te “Djajtë e Kuq”, me Chelsean dhe Tottenhamin mes pesë klubeve që besohet se janë të interesuara për firmën e tij.

Brentford, Brighton dhe Fulham janë klubet e tjera të Premier League që e ndjekin, por ashtu si United, nuk mund t’i ofrojnë Mainoo mundësinë për të luajtur futboll evropian këtë sezon.

Kjo me siguri do të ndikonte në zgjedhjen e tij mes Chelseat ose Spurs, nëse hapet mundësia – por “Blutë” mund të jenë në pozicion më të mirë për të përmbushur kërkesat e tij.

GiveMeSport raportoi në mars se Mainoo dëshiron një pagë rreth 180 mijë £ në javë nëse largohet përfundimisht nga United.

Sipas Capology, kjo shifër do ta fuste atë mes pesë lojtarëve më të paguar te Chelsea dhe do ta barazonte me rrogën e Enzo Fernandez.

Tottenhami, nga ana tjetër, ka vetëm një lojtar – kapitenin Cristian Romero, i cili pas rinovimit këtë muaj merr 195 mijë £ në javë – që fiton më shumë se shifra e raportuar që kërkon Mainoo.

Ashtu si shumë të rinj të Manchester United, ishte e rrallë që Mainoo të jepte intervista në sezonet e para si profesionist, me klubin që zakonisht mundohej të shmangte ekspozimin e madh mediatik.

Megjithatë, 20-vjeçari foli për MUTV gjatë fazës përgatitore në Çikago, ku shprehu kënaqësinë e tij duke luajtur si mesfushor mbrojtës:

“Ka qenë mirë,” tha ai. “Të luash aty me Manu [Ugarte], Bruno, ose cilindo prej tyre, Casemiro, Toby [Collyer], tani duke shtuar edhe Matheus – mendoj se ka funksionuar mirë.
Po shoh nga sezoni dhe do shohim çfarë ndodh.”/GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz