back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKMDLNJ: Gjeneral majori Shaban Shala meriton më shumë respekt institucional

KMDLNJ: Gjeneral majori Shaban Shala meriton më shumë respekt institucional

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

KMDLNJ përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin se edhe pse kaluan shtatë vjet kur gjeneral major Shaban Shala ndërroi jetë, varri ku prehet ai ka mbetur i parregulluar për dallim që të tjerët dëshmorë që prehen aty e kanë të rregulluar varrin në mënyrë uniforme e që edhe e kanë merituar.

“Vendi ku prehet gjeneral major Shaban Shala ka mbetur nën përkujdesjen familjarëve, miqve dhe shokëve ndonëse kjo duhet të jetë nën përkujdesje të Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe i cili , deri më tani ka dështuar në rastin e Gjeneral majorit Shaban Shala”, përkujton KMDLNJ.

KMDLNJ këtë moskujdes e konsideron si neglizhim institucional dhe përgjegjësi shtetërore aq më parë që gjeneral majori Shaban Shala, që nga fillimi ka qenë aktivist politik, aktivist për të drejtat e njeriut dhe epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëse brenda një afati të caktuar kohorë, institucionet shtetërore nuk ndërmarrin veprime të duhura për trajtimin me respekt dhe bazuar në merita të lokacionit ku prehet gjeneral majori Shaban Shala, KMDLNJ do të thërrasë shokët, miqtë dhe dashamirët e gjeneral majorit që me kontributin e tyre ta rregullojnë varrin e tij, duke e konsideruar si kontribut simbolik në përputhje me sakrificën e Shalës.

KMDLNJ insiston që Dita e Dëshmorëve të Kombit të shënohet në tërë Kosovën në mënyrë institucionale ndryshe , nëse veprohet si deri më tani që përkujtime të bëhen me organizime familjare dhe për qëllime politike do të krijohet një anarki, me pak pjesëmarrës dhe kompromituese për vet ata që e bëjnë organizimin.

Po ashtu, KMDLNJ, kërkon që komplekset memoriale të mirëmbahen sikur që veprohet në vendet e tjera, ndërkaq që këto komplekse në Kosovë janë nën standardet minimale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz