back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaSportKlubi i madh evropian e dëshiron me çdo kusht Igli Taren

Klubi i madh evropian e dëshiron me çdo kusht Igli Taren

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

“Detyra e parë që drejtuesit duhet të zbatojnë në këto javë është që të shkojnë drejt Romës dhe t’i rrëmbejnë Lacios Igli Taren. Me ardhjen e drejtorit sportiv bardhekaltër dhe me në krah një si Valter Sabatini, drejtori aktual Piero Auzilio mund të përdoret për të përgatitur kafenë në klub”, është ky komenti i tifozëve të Interit pas një merkatoje, e cila për zikaltrit premtoi shumë, por realizoi pak.

igli-tare-470x287

Rafinja dhe Lisandro Lopez janë dy përforcimet për Luçiano Spaletin, i cili kërkoi një mbrojtës dhe një mesfushor. Ëndrra Pastore mbeti e tillë, pasi Suning nuk miratoi buxhetin e nevojshëm për të vënë duart mbi argjentinasin që një zbarkim në Milano e priste me padurim. Interi ndodhet në vendin e katërt dhe, për momentin, Ikardi me shokët do të firmosnin për një renditje të tillë në fund të sezonit, pasi do të përkthehej me një vend në Ligën e Kampioneve, paçka se më pas do t’u duhej të kapërcenin një tur paraeliminator.

Mes kampionatit që lëngon për rezultatet dhe problemeve jashtë fushe të Ikardit, tifozët duket se shohin si zgjidhje Igli Taren, i cili, prej vitesh, ndërton fatet e arkave të Lacios duke sjellë futbollistë nga hiçi dhe i kthyer në yje në Romë. Për të njëjtët tifozë komplikacionet e këtij operacioni në rang drejtuesish janë të dukshme, pasi, me Auzilion që nuk largohet, do të duhej që të hynte në skenë presidenti Zhang dhe ta largonte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz