BallinaRegjionaleDrenasKlubi i Volejbollit “Skenderaj” fiton Kupën e Kosovës

Klubi i Volejbollit “Skenderaj” fiton Kupën e Kosovës

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari në Vushtrri, kërcënoi prokurorin e rastit në seancë gjyqësore

Një rast i kanosjes u raportua mbrëmë në Vushtrri. Policia...

E furnizoi me ketaminë Perry-n, dënohet me dy vjet burgim Fleming

“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe...

Hamiti: Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije...

Klubi i Volejbollit per femra “Skenderaj” ka fituar Kupën e Kosovë, pasi në finale ka mposhtur KV “Prishtina&M-Teknology” me rezultat 3:1, duke shkëlqyer në të gjitha setet.

Vlen të theksohet fakti se në KV “Skenderaj” të gjitha volejbollistet janë nga komuna jonë, derisa kundërshtari i finales ka bërë përforcime edhe nga Brazili, si dhe nga Shqipëria, shtoja këtu edhe aspektin financiar të KV “Prishtina&M-Teknology”, që është më i mirë sesa ekipi ynë.

Lidhur me suksesin e vashave nga Skenderaj ka reaguar edhe kryetari i Komunën, Bekim Jashari.

Në një postim në llogarinë e tij në facebook kryetari Jashari, ka shkruar:

“Kupa e Kosovës në Skenderaj e ka vendin!
Të bëhet zemra mal kur sheh se vashat tona nga Klubi i Volejbollit “Skenderaj”, ngrisin trofeun e çmuar të volejbollit, Kupën e Kosovës.
Përgëzime për suksesin, për volejbollistet, për ekipin, trajnerin, stafin teknik dhe të gjithë tifozërinë “Shqiponjat e Zeza”.
Urime Skenderaj!”.

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz