Qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare i Gjermanisë, Shkodran Mustafi, dje i surprizoi të gjithë me golin hapës në Evropian të kampionëve të botës shënuar ndaj Ukrainës.
Pas atij goli fantastik, menjëherë kanë nisur interesimet e radhës për lojtarin e Valencias. I fundit që ka shfaqur interesim për Mustafin është Milani, nëse do t’i referoheshim sajtit italian Calciomercato.com.
Sipas këtij sajti dy klubet kanë nisur negociatat për transferim e shqiptarit nga Gastivari. Kartoni i Mustafit është afro 20 milion euro.