Skënderbeu fitoi edhe Kupën e Shqipërisë pasi që fitoi edhe kampionatin. Por, kjo nuk ishte aspak një rrugë e lehtë për korçarët që shpenzojnë shuma marramendëse për rrogat e lojtarëve, transmeton Gazetasheshi.
Presidenti Ardian Takaj foli për ecurinë e klubit që ai drejton, ndërkohë ndër të tjerash foli edhe për shpenzimet e bëra gjatë këtij viti.
“Kemi shpenzuar mbi 2 milionë e gjysmë euro, buxheti i këtij viti. Duhet të sigurojmë një mënyrë për të ardhura. Të drejtat televizive janë skandaloze. Fitimi i kampionatit vetëm 100 milionë lekë. Këto që fitojmë në Shqipëri, nuk më mjaftojnë as për rrogat e 1 muaji”, deklaroi Takaj për News 24.