back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeKlitschko nga Kievi me mesazh për shqiptarët

Klitschko nga Kievi me mesazh për shqiptarët

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës ka nisur me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschkos. Ai në mesazhin e tij falënderon Tiranën e cila po e mbështet Ukrainën e cila prej javësh po përballet me agresionin rus.

Klitschko ka falënderuar Shqipërinë për strehimin e refugjatëve.

Mesazhi i plotë i Klitschkos:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!
E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falënderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.

E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve. E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi! / TopChannel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz