Klina e Ulët po bëhet me xhami, Bekim Jashari merr pjesë në vënien e gurëthemelit

Sot, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, drejtorë komunal, kryetari i Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmedin Maksuti, imamë të xhamive dhe qytetarë, morën pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e xhamisë në fshatin Klinë e Ulët, thuhet në një njoftim të komunës të cilin e trasnmeton Drenica Press
Gjatë fjalimeve në këtë ngjarje u theksua se ndertimi i kësaj xhamie në këtë kohë kur po shënojmë edhe muajin e ramazanit u cilësua si një vepër e madhe për të gjithë banorët muslimanë.
Ndërtimi i kësaj xhamie u mundësua nga donatorët, ndërsa banorët e kësaj pjese u shprehen të kënaqur me ndërtimin e xhamisë në fshatin e tyre. /Drenica Press/

Lexo edheDetaje për vdekjen e drenicasit sot në vendin e punës, la pas bashkëshorten dhe fëmijë















