Fakulteti Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” përmes një njoftimi ka treguar se ka diplomuar studentja Albulena Uka e cila bëhet studentja e parë në historinë e Fakultetit Juridik që arrin noten mesatare 10!
Poashtu studentja ka arritur që në afat rekord t’i përfundojë studimet edhe përkundër angazhimeve të shumta që ka me organizata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Ndryshe Albulena Uka është mbesa e Heroit Mehë Uka.
