BallinaLajmeProkuroria e Pejës kërkon paraburgimin e gruas që vodhi afro 200 mijë...

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgimin e gruas që vodhi afro 200 mijë euro

Të ngjajshme

Kurti: Shteti nuk do të tolerojë degradimin e natyrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë aktivitetit për themelimin...

Pajtohen familjet Bajraktari dhe Krasniqi në Junik, me ndërmjetësimin e Daut Haradinajt

Në Junik është arritur një pajtim i rëndësishëm mes...

Policia zbulon laborator të drogës në Graçanicë

Policia e Kosovës së fundi ka zhvilluar disa aksione...

Ruben Amorim po rikthehet si trajner

Pas shkarkimit nga Manchester United, Ruben Amorim pritet të...

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale: “Vjedhje e rëndë”.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura A.K. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, mes datave 29 nëntor 2025 dhe 26 janar 2026, në rrugën “Ndue Pёrlleshi” nё Pejё, në një shtëpi banimi, duke pasur çelësin e kasafortës të pronarit dyshohet t’i ketë vjedhur shumën e parave prej 176 mijë e 900 dollarë amerikanë dhe 3750 euro dhe me pas largohet nga shtëpia pa u vërejtur nga askush.

Andaj, sipas prokurorisë, e njëjta me këto veprime do të kryente veprën penale: “Vjedhje e rëndë” dhe nga data 21 prill 2026 gjendet në ndalim në kohëzgjatje prej 48-orësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz