BallinaLajmeKjo këngëtare mohon aderimin në AAK

Kjo këngëtare mohon aderimin në AAK

Të ngjajshme

“Merrni naftën tuaj” nga Ngushtica e Hormuzit, iu thotë Trumpi aleatëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Mbretërinë e...

Rreth 25 mijë nxënës pritet të regjistrohen në shkolla të mesme

Sot është hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve në...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emocionuese me babanë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka ndarë një...

Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s

Kapiteni Bajram Shabani, shef i sektorit për planifikim permanent...

Pas lajmit se dje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë aderuar dy këngëtaret e njohura, Adelina Berisha dhe Aida Doci kjo e fundit e mohoi një gjë të tillë.

Për portalin rtv21.tv, Aida ka thënë se ajo thjeshtë ka qenë e ftuar nga disa miq të brendshëm të AAK-së për të qenë pjesë dje në mbledhje.

Ajo ndër të tjerash ka pohuar se nuk e ka ndërmend të merret ndonjëherë me politikë sepse ajo i përket botës së Artit.

“Unë thjesht kam pasur ftese nga disa miq te brendshëm te Aak-s dhe e kam pranua ftesën me dëshirë te jem prezentë, por absolutisht nuk kam te beje me ndonjë parti politike dhe as qe mendoj te merrem ndonjëherë me politike sepse unë i përkas Artit dhe ashtu do mbetet gjithmonë“, ka thënë Aida.

Ndërkohë, mbrëmë këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu për portalin rtv21.tv ka konfirmuar “aderimin e tyre”.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz