BallinaLajmeFamilja që erdhi nga Belgjika thonë se vajza u ra në komë...

Familja që erdhi nga Belgjika thonë se vajza u ra në komë për shkak të mjekëve në Kosovë

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Përkundër faktit se vajza e Fitore Sejdiu është përballur me probleme shëndetësore që nga lindja, ajo thotë se problemet kryesore për vajzën e saj, filluan në Kosovë. Si shkak i gjendjes së rënduar shëndetësore, vajza e saj kaloi në komë, derisa fajtore kryesore për këtë, Sejdiu thotë se është neglizhenca e stafit mjekësor të Gjilanit, raporton KTV.

Por, përveç gjendjes së rënduar shëndetësore të vajzës së saj, Fitorja, shqetësim ka edhe krimbat që i ecin rreth syve.

Në video-incizimin që familjarët i kanë dërguar televizionit, shihet gjendja me të cilën përballet vajza.E për këtë, Fitorja thotë se faji është i stafit mjekësor brenda klinikës së Pediatrisë në Prishtinë, të cilët sipas saj, e kanë injoruar rastin, duke mos e trajtuar seriozisht. Por, përveç neglizhencës në trajtim të rastit, familjarët e vajzës ankohen edhe në sjelljen e stafit mjekësor.

Të kontaktuar nga televizioni lidhur me rastin e familjes Sejdiu, askush nga zyrtarët përgjegjës mjekësorë nuk kanë dhënë përgjigje, me arsyetimin se janë në pushim vjetor.Derisa nga inspektorati shëndetësor, përmes telefonit, i kanë thënë KTV-së se një inspektim për rastin do të jetë i mundshëm vetëm nga e hëna e tutje, sepse janë në pushim javor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz