back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaShowBizKjo këngë e Dua Lipa-s tejkalon shifrën e një miliard klikimeve në...

Kjo këngë e Dua Lipa-s tejkalon shifrën e një miliard klikimeve në YouTube!

Të ngjajshme

Në video shfaqet edhe reperi DaBaby, me të cilin Lipa publikoi remiksin e këngës….

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit.

Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Ky është klipi i tretë i artistes me origjinë shqiptare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” (2017) dhe “No Lie”.

E veshur me një fustan blu me shkëlqim në përputhje me vargjet “Glitter in my eye, shining just the way you like”, Dua dhe miqtë e saj vallëzojnë mbi ritmet e këngës.

Në video shfaqet edhe reperi DaBaby, me të cilin Lipa publikoi remiksin e këngës, duke e çuar atë deri në vendin e dytë të Billboard Hot 100 në vitin 2021. “Levitating”, pjesë e albumit Future Nostalgia (2020), u shndërrua në një nga këngët më përfaqësuese të atij viti.

Sipas të dhënave të 2025-ës, ky hit është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në Hot 100.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz