Kjo kandidate e zëvendëson Flora Brovinën në listën e PDK-së
03

Lexo edheVeseli: Më 6 tetor do të fitojmë për të mos i lënë të tjerët ta dështojnë Kosovën

Ish-deputetja veterane e PDK-së, Flora Brovina nuk është pjesë e listës së sivjetme të kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
Brovina që në listën e koalicionit PAN renditej e treta, është zëvendësuar nga Eliza Hoxha, shkruan Sinjali
Hoxha, si prurje e re në PDK, ka arritur që per një kohë te shkurtër të fitojë një pozitë të mirë në parti, e kësisoj edhe në listën zgjedhore të saj. Këngëtarja dhe arkitektja Eliza Hoxha, mban pikërisht numrin që e kishte Brovina, 3-shin.

Lexo edheVeseli: Më 6 tetor do të fitojmë për të mos i lënë të tjerët ta dështojnë Kosovën
Edhe e sapoardhura tjetër në PDK, Besa Ismajli, ka arritur të renditet lart në listën e kandidatëve për deputetë nga PDK. Ajo mban numrin 6 në listë, duke qëndruar madje para dy nënkryetarëve të partisë, Memli Krasniqit e Uran Ismailit.