BallinaLajmeKjo ishte tragjedia e vitit 2016

Kjo ishte tragjedia e vitit 2016

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Përpos lajmeve të mira, në vitin 2016 nuk munguan as ato të hidhura

E pa dyshim, tragjedia më e madhe ishte ajo e Chapecoenses. Ekipi brazilian pothuajse u shua i tëri pas rrëzimit të aeroplanit që po e transportonte për në Kolumbi, ku do ta zhvillonte ndeshjen e parë finale të Copa Sudamericas ndaj ekipit kolumbian, Atletico Nacional.

Nga 82 persona sa ishin në bordin e aeroplanit, kryesisht futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë të klubit brazilian, por edhe gazetarë, 71 prej tyre vdiqën dhe 11 të tjerë shpëtuan me plagë të rënda.

Prej 22 futbollistëve të Chapecoenses, 19 e gjetën vdekjen, kurse vetëm tre shpëtuan. Njërit prej tyre iu amputua këmba dhe karriera për të ka marrë fund, kurse më së miri, mrekullisht, i shpëtoi kësaj tragjedie ajrore, futbollisti Alan Ruschel, i cili ka arritur të ngritet në këmbë dhe pas një kohe synon t’i kthehet futbollit.

Bota e futbollit u shokua me lajmin e fundit të nëntorit dhe këtij klubi, në shenjë respekti, iu dha titulli i Copa Sudamericas.

Klube të ndryshme kërkuan nga Federata Braziliane që kjo skuadër të mos bie nga liga elitare e këtij vendi në tri vjetët e ardhshme, ndërsa klube tjera i ofruan Chapecoenses futbollistë.

Madje, edhe yje të shumtë të futbollit iu ofruan kësaj skuadre për të luajtur për të. Sidoqoftë, dhimbja për humbjen e futbollistëve nuk do të shuhet kurrë. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz