Skoda, Volkswagen dhe Dacia janë tre llojet e veturave që më së shumti po preferojnë kosovarët. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, këto tri marka veturash janë më të shiturat gjatë këtij viti, nga 2174 vetura të reja që janë importuar në Kosovë nga 1 janari deri më 31 tetor 2017.
Tregu i veturave të reja së fundmi ka pas një rritje të ndjeshme, e gjitha kjo falë ndryshimeve të politikave doganorë në favor të importit të tyre.
E në bazë të dhënave të shitjes dhe importimit të veturave të reja, sipas Doganës së Kosovës, dy marka veturash gjermane janë më të pëlqyerat për vozitësit kosovarë, sharkun Gazeta Express.
Dokumenti doganor përfshinë periudhën 01.01.2017 – 31.10.2017 edhe zyrtarisht pozicionon në tri vendet e para, markën Skoda, me 354 vetura të importuara, pas saj Volkswagen me 332 vetura, pasuar nga prodhuesi rumun Dacia më 222 vetura.
Nga total 2175 vetura të importuara në periudhën e njëjtë, Porsche Kosova (Skoda, VW, Audi, Seat, Porsche) mban vendin e pare me 36% të të gjitha veturave të reja të importuara, dukshëm më larg se importuesi i dytë për nga radhitja – Auto MITA (Dacia, Renault, Nissan) me 19.8% të importit të veturave të reja, kurse në vendin e tretë është Mercom Company (Peugeot) me 6.3 % të veturave të reja të importuara. /GazetaExpress/.