BallinaLajmeKjo është shuma që u dënua mërgimtari që e ktheu veturën në...

Kjo është shuma që u dënua mërgimtari që e ktheu veturën në zebra

Të ngjajshme

Ray J zbulon se si u publikua video intime me Kim

Artisti i njohur Ray J ka tronditur opinionin publik...

Zgjedhjet: Eksperti i kibernetikës paralajmëron manipulime në internet

Më 7 qershor, në vend zhvillohen zgjedhjet e parakohshme...

Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali

Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së...

Policia e Kosovë i ka shqiptuar gjobë mërgimtarit që është fotografuar duke e kthyer veturën në zebra.

Për këtë kundërvajtje, policia e ka gjobitur atë me 60 euro.

Komuna e Prishtinës deklarohet për zjarrin që përfshiu objektin e ri të saj
Në ndërkohë, një kosovar e ka denoncuar një mërgimtar nga Zvicra te Policia e Cyrihut, meqenëse në një foto të publikuar në media, ai shihet duke e kthyer veturën në një vendkalimin për këmbësorë në Prishtinë. Për këtë denoncim të tij, ai ka marrë përgjigje nga Policia atje.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Policia zvicerane ka thënë se ndjekja penale e shkeljeve në Prishtinë u takon autoriteteve kosovare.

“Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Për shkak të mungesës së juridiksionit lokal, ne ia lëmë ndjekjen penale të shkeljeve në Prishtinë autoriteteve lokale të policisë”, thuhet në postimin e policisë zvicerane.

Ndryshe, kosovari kishte publikuar në Twitter, foton ku shihet mërgimtari duke e kthyer veturën në vendkalimin për këmbësorë dhe e kishte etiketuar llogarinë e Policisë së Cyryhut në këtë rrjet social.

“Kjo veturë me targë të Cyrihut është fotografuar në Prishtinë. Siç e shihni, ai kthehet në vendkalim! #Faleminderit”, kishte shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz