Besim Beqaj – Shtëpi, toka e veturë të shtrenjtë
Ish-ministri i Inovacionit, Besim Beqaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 232 mijë eurosh në emër të tij.
Ai ka deklaruar edhe dy shtëpi tjera familjare, vlerën e të cilave nuk e ka specifikuar.
Beqaj ka deklaruar edhe një veturë të tipit “ML” në emër të tij, vlera e së cilës kap shifrën prej 25 mijë eurosh.
Ish ministri ka edhe borxhe ndaj institucioneve financiare. 80 mijë euro është shuma që Beqaj i ka borxh tek Peja Hill SHPK.
Njazi Kryeziu – Pasuri e vogël e deklaruar
Në AKK ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 4 mijë e 500 euro, ndërkaq para të gatshme ka deklaruar hiç më shumë se 640 euro.
Njaziu ka edhe borxhe pasi që për qëllime të renovimit të shtëpisë, ai ka marrë hua 35 mijë euro tek një person fizik.
Kryeziu merr rrogë mbi 19 mijë euro në vit nga Kuvendi i Kosovës.























