back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKjo është parcela që mund t'i kushtojë Nehat Thaçit me shkarkim, qiraja...

Kjo është parcela që mund t’i kushtojë Nehat Thaçit me shkarkim, qiraja ishte 2120€ për muaj

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Jepi zë, ka siguruar kontratën për dhënien në shfrytëzim të hotel “Vicanumit” në Vushtrri për 15 vite.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 21217m2 me një qera mujore 2120€, ndërsa për 15 viteve planifikohet inkasimi i 381,600.00€, shkruan Jepi zë.

Personi që ka arritur ta marrë në shfrytëzim këtë parcelë me numër P-70202016-02234-0 është Jahë Osmani (Biznes Individual).

Ndërsa sot Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj Nehat Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi siç ka thënë ajo kanë evidentuar disa shkelje.

Haxhiu në konferencë për media me zv.ministrin Blerim Sallahu, tha se çështja ka të bëj me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë. Ajo pronë, sipas Haxhiut, gjendet në zonën ku ka qenë i ndërtuar hoteli “Viciano”.

“Çështja ka të bëj me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë, me shkelje flagrante. Ajo pronë gjendet në zonën ku ka qenë i ndërtuar hoteli Viciano. Në lidhje me këtë, Nehat Thaçi ka marrë vendimin për dhënien në shfrytëzim personave juridik nga 1 deri në 15 vite. Një vendim i tillë është i kundërligjshëm dhe ka për qëllim interesat e ngushta dhe përfitimet materiale”, ka thënë Haxhiu para mediave.

Ministrja e Drejtësisë, ka përmendur edhe disa shkelje që kanë gjetur, si kontrata dhe transfere të paligjshme, rekrutime të paligjshme.

“Para disa ditësh kemi pranua në kabinet disa shkelje brenda Shërbimit Korrektues. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Health, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të Shërbimit Korrektues”, ka thënë Haxhiu.May be an image of mapNo photo description available.

May be an image of qiell dhe tekst

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz