Indeksonline ka siguruar listën e tetë kandidatëve më të votuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Burime brenda shtabit zgjedhor të AAK-së i kanë kumtuar portalit tonë listën e tetë kandidatëve më të votuar deri më tani.
Ramush Haradinaj është padyshim i pari në listë me 97.684 vota para vëllaut të tij, Dautit që ka 28.122 vota.
Shkumbin Demaliaj është i treti në listë me 10.601 vota. Pal Lekaj ka 10.234 vota para Rrustem Berishës dhe Ahmet Isufit. Pjesë e listës janë edhe Rasim Selmanaj dhe Blerim Kuqi.
Lista është pothuajse finale dhe këta kandidatë pritet të jenë në parlamentin e Kosovës bashkë me dy ose tri deputete femra nga radhët e AAK-së.
