BallinaLajmeKjo është komuna ku PDK humbi më shumë se pesë mijë vota

Kjo është komuna ku PDK humbi më shumë se pesë mijë vota

Të ngjajshme

Në Komunën e Podujevës, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013, në këto zgjedhje ka ndryshuar radhitja e partive politike. 

Përderisa në zgjedhjet e kaluara, në balotazh u përballen LDK e PDK, këtë vit situata është ndryshe. Kandidati i njëjtë i LDK’së, Agim Veliu në balotazh do të përballet me kandidatin e Vetëvendosjes, Ajet Poterën, shkruan Periskopi.

Vetëm në Komunën e Podujevës, Partia Demokratike e Kosovës ka humbur mbi pesë mijë vota krahasuar me zgjedhjet lokale të 2013’tës. Përderisa, kandidati Naim Fetahu kishte arritur të marrë mbi 12 vota apo 33,53 për qind, kandidati i këtyre zgjedhjeve, Hajredin Hyseni në zgjedhjet e djeshme arriti të marrë vetëm shtatë mijë vota, duke renditur PDK si partinë e tretë në Podujevë.

Ndërsa Vetëvendosje që në vitin 2013 kishte marrë vetëm 2 mijë e 700 vota, në këto zgjedhje ka arritur të marrë mbi 11 mijë vota.

Kandidati i LDK’së, Agim Veliu dhe kandidati aktual i Komunës së Podujevës, Agim Veliu do të përballet në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, Ajet Potera./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz