back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeKjo është gjendja shëndetësore e Ilir Tolajt (Foto)

Kjo është gjendja shëndetësore e Ilir Tolajt (Foto)

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Nga një përleshje fizike e cila u bë sot në rrugën ‘Rexhep Luci’ në qendër të kryeqytetit, mbeti i lënduar një person.

Personi i lënduar nga ky sulm fizik, është Dr.Ilir Tolaj, siç edhe ka raportuar Indeksonline në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të Tolajt.

“Tolaj ka kërkuar ndihmë në Kliknikën Emergjente në QKUK. Ka lëndime në regjionin e kokës, po vazhdojmë ekzaminimet e tjera diagnostiko”, ka thënë Fazliu për Indeksonline.

Gjihtashtu ai ka shtuar se tashmë Tolaj është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Indeksonline, duke shtuar se Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me sulmin fizik në drejtim të viktimës.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, një person është sulmuar nga persona të dyshuar. Bëhet fjalë për viktimën: Ø I. T, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Gjithashtu ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz