BallinaShowBizKjo është gjendja e missit, pësoi aksident të rëndë gjatë provave

Kjo është gjendja e missit, pësoi aksident të rëndë gjatë provave

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Pak para finales së Miss Universe 2025, konkursi u trondit nga një ngjarje dramatike. Miss Xhamajka, Dr. Gabrielle Henry, pësoi një aksident të rëndë gjatë provave paraprake më 19 nëntor në Tajlandë, duke rënë nga skena dhe duke u lënduar seriozisht.

Sipas njoftimit zyrtar nga kompania organizuese, konkurrentja ka pësuar hemorragji intrakraniale, ndër lëndime të tjera, dhe ndodhet në gjendje kritike.

Momenti i aksidentit u filmua nga kamerat dhe brenda pak minutash Dr. Henry u transportua me urgjencë në një spital në Bangkok, ku u vendos në njësinë e kujdesit intensiv. Ajo vazhdon të monitorohet 24 orë nga ekipi mjekësor, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të mbulojnë plotësisht të gjitha shpenzimet e trajtimit dhe shtrimit të saj.

Ngjarja ka hedhur një hije të rëndë mbi konkursin, i cili këtë vit është shoqëruar me tensione dhe incidente të tjera. Para kurorëzimit të Miss Meksikës, Fátima Bosch, si Miss Universe 2025, ndodhi një tjetër episod i pakëndshëm: një nga organizatorët kryesorë, tajlandezi Nawat Itsaragrisil, e ofendoi publikisht Bosch duke e quajtur “budallaqe” gjatë një takimi me konkurrentet më 4 nëntor. Ky veprim shkaktoi reagim të menjëhershëm, duke e detyruar Miss Meksikën dhe disa prej pjesëmarrëseve të largoheshin në shenjë solidariteti. Pas kritikave të shumta, Itsaragrisil kërkoi falje, por u largua nga detyrat e tij për konkursin e 74-të.

Me dy episode të rënda brenda pak ditësh, Miss Universe 2025 po përballet me tensione të forta dhe kritika të ashpra, ndërsa publiku pret me ankth lajme të reja për gjendjen e Dr. Gabrielle Henry.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz