back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKjo është arsyeja e shtyrjes së një fluturimi në “Adem Jashari”

Kjo është arsyeja e shtyrjes së një fluturimi në “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Tash e disa orë shumë udhëtarë që do të duhej të fluturonin për në Gjermani kanë mbetur në duke pritur në aeroportin “Adem Jashari”. Mësohet se shkak i vonesës janë disa probleme teknike të aeroplanit.

Valentina Gara, zyrtare për informim në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari”  ka treguar për Express se vonesa e fluturimit për në Gjermani ka ndodhur për shkaqe teknike të avionit.

“ Po, mund të konfirmoj se kjo vonesë ka ndodhur. Por, kjo nuk është bërë për shkak të Aeroportit “Adem Jashari”, por për shkak se avioni që është dashur të fluturoj ka pasur disa probleme teknike”, ka thënë ajo.

Gara ka treguar se është duke u punuar në evitimin e këtyre problemeve dhe sipas saj po sa të përfundoj çdo gjë, do të kryhet edhe ky fluturim.

Por, ajo ka treguar se pasagjerët për informata konkrete duhet t’i drejtohen kompanisë “Reisebüro PRISHTINA”.

Fluturimi i  për në Gjermani ishte paraparë të bëhet në  12:20 minuta. /Gazeta Express/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz