Dy ditë më parë, destrojerët amerikanë “USS Ross” dhe “USS Porter” lëshuan 59 raketa “tomahaëk” në drejtim të një baze ajrore të ushtrisë së Asadit nga ku mendohet se u nis sulmi me armë kimike ndaj civilëve në fillim të kësaj jave.
Fregata “Admiral Grigorovich” cilësohet si një ndër më modernet në flotën ruse dhe prania e saj ka rritur tensionet në Mesdhe nisur edhe nga kapaciteti i lartë ushtarak që posedon ajo.
Ajo ka një peshë prej rreth 3 600 tonësh dhe mund të qëndrojë në mision për 30 ditë pa patur nevojë për furnizime. Vozit me një shpejtësi prej rreth 58-60 kilometër në orë.
Fregata ka një pajisje të fuqishme për parandalimin e sulmeve me raketa, ndërkohë që është e pajisur me raketa kundër avionëve dhe raketave si edhe radarë për drejtimin e tyre.

