back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKIZ monitoron zgjedhjet në Drenas, kërkon maturi nga subjektet politike

KIZ monitoron zgjedhjet në Drenas, kërkon maturi nga subjektet politike

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) ka njoftuar se të dielën do të monitorojë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, ku do të jenë të angazhuar 90 monitorues, prej të cilëve 72 do të jenë në vendvotime, kurse pjesa tjetër do të jenë të angazhuar në ekipe vëzhguese mobile.
Ky koalicion përmes një konference për media u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës së Drenasit që të dalin në votime, kurse subjekteve politike u kërkon maturi “dhe të mos nxisin tensione eventuale, të cilat më pas do të ndikojnë në dëmtimin e procesit elektoral”.
“Koalicioni – gjithashtu do të monitorojë nga afër edhe punën e organeve të drejtësisë që kanë mandat të sigurojnë një ambient të sigurt për realizimin e të drejtës qytetare për votim. Objektiv i monitorimit do të jetë edhe periudha post zgjedhore si: procesi i numërimit të votave në qendrën e numërimit dhe punën e PZAP-së si organ që trajton ankesat eventuale nga subjektet e përfshira në proces”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se koalicion do mbajë konferenca të rregullta në orën 09:30 dhe 17:30, për të prezantuar të dhënat nga tereni mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nëse është e nevojshme ky koalicion njofton se do të organizohen edhe konferenca të jashtëzakonshme.
“Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, përbëhet nga një numër i organizatave jo qeveritare si Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), IniciativaQytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe CommunityBuilding Mitrovica (CBM).

Të Fundit

Sport

ShowBiz