BallinaLajmeKirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Aktori i njohur triumfon në luftën kundër kancerit

Sam Neill ka zbuluar se është pa kancer pas...

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se vlerëson se...

Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Kosovës

Dyshohet se një bombolë e gazit lotsjellës është hedhur...

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht përkrahjen e tij për kandidatin për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në facebook, Alaj ka vlerësuar figurën e Haradinajt, duke e cilësuar atë si simbol të lirisë dhe si një lider që, sipas tij, e ka dëshmuar atdhedashurinë përmes veprave dhe sakrificës personale.

“Ramush Haradinaj – Komandanti i ZOD Dukagjinit, heroi i gjallë i kësaj toke, njeriu që e udhëhoqi luftën për liri me guxim, vizion dhe besë. Sot ai mbetet shpresa e sigurt për Kosovën, kandidati për Kryeministër që e ka dëshmuar atdhedashurinë jo me premtime, por me jetë.Në krah të tij, Daut Haradinaj, njeriu që qysh në moshë shumë të re ia ktheu pushkën armikut, ishte aty kur Kosova kishte nevojë për trima, jo për fjalë. Ai e zgjodhi rrugën e sakrificës dhe na solli lirinë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz