BallinaKina nis aksionin me flakëhedhëse ndaj ISIS-it

Kina nis aksionin me flakëhedhëse ndaj ISIS-it

Edhe Kina është angazhuar se do luftojë terroristët, duke i shpallur luftë Shtetit Islamik. Kinezët kanë probleme brenda vendit, ku po luftojnë një grupim radikalësh islamikë.

Forcat kineze kanë përdorur flakëhedhëse ndaj 10 të dyshuarve si terroristë islamikë, të cilët u izoluan në një shpellë në Xinjiang, pasi granatat dhe gazi lotsjellës nuk funksionoi.

Sipas autoriteteve në Kinë, gjatë këtij aksioni janë vrarë 28 anëtarë të këtij grupimi terrorist, që kreu një sulm vdekjeprurës në një minierë në shtator.

Ata kanë shtuar se këta terroristët po drejtohen nga ekstremistë të ardhur nga jashtë. Ndërkohë në një njoftim, ushtria kineze thotë se po i gjurmon terroristët nëpër male “njësoj si shqiponjat që zbulojnë prenë e tyre”.