Publicistja e njohur Kimete Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Lëvëizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj, i cili është përballur sonte në një emision televiziv me shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.
Berisha, në një postim në Facebook, ka kritikuar Molliqajn, për të cilin ka thënë se ndonëse po rrebelohet ndaj liderit të VV-së, Albin Kurtit, ai “po jep shenja të paaftësisë për t’u larguar”, nga kjo parti, përcjell Bota sot.
Sipas saj, Molliqaj do të duhej të largohej sa më shpejtë, pa shumë debat.
“Ti largohu sa më shpejt, sepse sa më shumë që zgjatet muhabeti i ndarjes aq më qesharake dhe e kotë bëhet ndarja. Edhe ‘drama’ pastaj e humb kuptimin. Nuk ka ndarje aq interesante sa ta mbajë kureshtjen e ahqiotarëve aq gjatë. Koha e bën asht secilën lidhje, prandaj mos u ndajë me fjalë po ndaju me trup sahat e para.”, ka shkruar ndër të tjerash Kimete Berisha.
Më poshtë reagimi i saj i plotë:
Ndarja e Blejkut me Aleksisën.
Sonte e kam ndërruar personazhin e Aleksisës, për arsye të tregimit, Aleksisa në këtë rast është Dardan Molliqaj, e cila kurrë nuk bëhet rehat, as nuk është i kënaqur me vetveten, as nuk i pëlqen vetja qysh duket, as nuk është i zoti të bëhet i pari, as nuk ia durojnë mushkëritë të mbetet i dyti; as nuk është i zoti të largohet, as të qëndrojë, as të heshtë, as t’i thotë të gjitha që di, sepse thjesht nuk e di çka do.
Dardan Molliqaj i qepet Albin Kurtit në kulmin e ndarjes, sillet patetik dhe i ndjeshëm, thuajse po ndahet prej dashnores e jo prej një politikani me të cilin nuk pajtohet më.
Bash në kulmin e ndarjes klinike, ai jep shenja të paaftësisës për t’u larguar me elegancë. Ok. edhe mund të rebelohet kundër Albinit, ama jo si strincë. Strincë me mjekër.
Ti largohu sa më shpejt, sepse sa më shumë që zgjatet muhabeti i ndarjes aq më qesharake dhe e kotë bëhet ndarja. Edhe ‘drama’ pastaj e humb kuptimin. Nuk ka ndarje aq interesante sa ta mbajë kureshtjen e ahqiotarëve aq gjatë. Koha e bën asht secilën lidhje, prandaj mos u ndajë me fjalë po ndaju me trup sahat e para.
Kur ndahen njerëzit, pa marrë parasysh çfarë raporti kanë mes vete, ai që përdorë fjalë të ëmbla e të buta për partnerin (apo mikun, kolegun etj), ai është a që nuk ndjen dhimbje për ndarjen, se kujt i dhemb zemra, ai hesht.
Fjalia e tipit nuk me t’marrë në qafë se ‘ti e meriton dikë më të mirë se unë’, është shprehja më e poshtër që u shpik nga meshkujt, por ja që ende funksionon shkaku se ende e hanë femrat këtë fore, që është më e pakripura në terminologjinë e pashkruar të ndarjeve njerëzore.
Në rrafshin politik, kur ndahen rrugët e shokëve të ‘idealit’ e të politikës, ndarja është e motivuar nga ambiciet karieriste, prandaj i pari ndahet dhe largohet ai që dëshiron të bëhet i pari tjetër kund, sepse ndjehet i pari në një vend ku askush nuk e sheh si të parin.
Dikush nuk ndjehet i plotë nëse nuk ndjehet ‘i pari’, gjynah, duhet m’i kuptu këtë tip njeriu. Prandaj, është jetike të bëhet ‘i pari’ për diçka.
Po i bie shkurt, s’po filozofoj qysh kam qejf.
A ka ku shkon nivel më i ultë se mënyra se si po largohet nga Vetëvendosja Dardan Molliqaj.
Ti çu largohu, ndaju nga Albin Kurti, shko bëhu i madh ashtu siç ndjehesh, kush s’të ndal. Ama s’bëhesh i madh e s’bëhesh kurrë i pari me thashetheme e me intriga të thjeshta..Intriga duhet ta jetë e fuqishme, dramatike dhe misterioze, e jo si këto rrenat e Dardan Molliqaj, që edhe me qenë të vërteta, s’do të ishin të dëmshme për ‘rivalin’ e tij.
E morëm vesh, çka po mundohet të thotë Dardani, u këput tuj e përsërotë që ‘Albini i poshtër’, sepse po e ndjen se nuk po i besojmë. Të dëgjuam, e morëm mesazhin, e kuptuam, pse nuk shkon tash.
Ndarje miqësore nuk ka. Veç kush t’rren. Sepse, me mikun njeriu nuk ndahet.
Aq më shumë kur ke të bësh me Albin Kurtin i cili të rreh me ‘heshtje’. Se e di Albini, si Leonardo, se ‘asgjë nuk e forcon personalitetin e nkeriut më shumë se heshtja’, që do të thotë se s’ka vetëvrasje më të madhe se kur flet hashamet, budallallëqe, krejt çka të bjen në mend, dhe del si Dardani publikisht ia tregon popullit bisedat private që i ka pas me Albinin.
Ky është kaq ambicioz dhe i kompleksuar sa nuk e kupton se askujt nuk po i interesojnë ato biseda.
‘Distanca nuk i ndanë njerëzit, i ndan heshtja’, kish pas thënë njëri, o spiun i vetevetes.



