BallinaBotëKim Jong Un po planifikon diçka më të madhe pas zhdukjes së...

Kim Jong Un po planifikon diçka më të madhe pas zhdukjes së njerëzve besnikë?

Të ngjajshme

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Një pensionist zviceran ka mbështetur për vite me radhë...

Bombarduesit amerikanë drejt zonës së luftës, ngarkohen me municione në RAF Fairford

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë fluturimet...

Super derbi mes Bashkimit dhe Trepçës sonte

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi...

Ish-koloneli amerikan Rogers: Kosova po bën përparim drejt NATO-s, por mbeten disa pengesa

Ish-koloneli amerikan Philippe Rogers, i cili ka punuar për...

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot moti...

Gjenerali bërthamor i Koresë së Veriut është zhdukur në mes të situatës së frikshme nga lufta e zjarrtë me SHBA-në.

Shefi i raketave të Kim Jong-un, gjenerali Kim Rak-gyom nuk është parë në publik për javë të tëra.

Kryekomandanti i forcave raketore të Koresë së Veriut shihet shpesh në krahun e djathtë të Kim gjatë ngjarjeve kryesore publike.

Por ai nuk është dukur aspak në dy festimet kryesore.

Gjenerali mungoi në një tubim masiv në Phenian të shtunën dhe në përvjetorin e Partisë së Punëtorëve të martën.

Po ashtu, mungon edhe Ri Man-gon, inxhinieri kryesor i programit bërthamor të raketave të shtetit.

Tensionet kanë arritur në nivele të reja, ndërsa Donald Trump priti një takim në dhomën e luftës të Shtëpisë së Bardhë për të diskutuar mbi Korenë e Veriut.

Ka spekulime që palët mund të mungojnë pasi që janë të zënë me përgatitjen e një rakete tjetër.

18 tetori është fillimi i Kongresit të 19-të të Kinës, ngjarja më e rëndësishme politike në Pekin.

Koreja e Veriut mund të kërkojë të dërgojë një mesazh në Kinë dhe SHBA – duke shënuar datën kryesore politike me një shfaqje force.

Frika e luftës është edhe një herë nxitje ndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit, ndërsa bota pret të shohë se çfarë do të bëjë Kim tjetër.

Gjenerali amerikan James Mattis i tha ushtrisë amerikane të “qëndrojë gati” për luftë me Korenë e Veriut.

Presidenti Trump e ka përshkruar botën si në “qetësinë para stuhisë” pasi paralajmëroi se “një gjë” do ta ndalojë Kim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz