Khabib e Jake Paul tallen me McGregorin: “Hajde Conor, 23 dollar të jap tani – zoti e mund djallin”
BILLI

Lexo edheMoment i madh emocionues: Neymar e uron Messin me një përqafim të gjatë pas ndeshjes

Famëkeqi irlandez, 10 sekonda para mbylljes së raundit të parë, theu kaviljen dhe ai moment ka bërë xhiron e internetit.
Vendimin e arbitrave McGregor nuk e ka pranuar, duke thënë se ishte një vendim i mjekëve për ta ndalur ndeshjen. Gjithsesi tre arbitrat vendosën t’ia japin ndeshjen Poirier, i cili edhe me pikë e kishte marrë raundin e parë.
Dueli mes McGregor dhe Poirier ka tërhequr edhe vëmendjen e Khabib Nurmagomedov, i cili në Twitter ngacmon irlandezin: “Zoti gjithmonë fiton ndaj djallit! Shumë i lumtur për fitoren e Dustin Poirier. Shpresoj që të marrësh rripin deri në fund të vitit”.
Luftëtari irlandez është ngacmuar edhe nga Jake Paul, boksieri dhe Youtuberi i famshëm. Më parë ai kishte ofruar 50 milion euro të ndeshej me të, kurse oferta tani është tallëse: “Oferta ime e re për Conor McGregor është 23 dollarë”.

Lexo edheMoment i madh emocionues: Neymar e uron Messin me një përqafim të gjatë pas ndeshjes