BallinaLajmeKGJK përzgjedh administratorët në Gjykatën Komerciale dhe tri gjykata themelore, dështon për...

KGJK përzgjedh administratorët në Gjykatën Komerciale dhe tri gjykata themelore, dështon për Supreme dhe Gjilan

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Në mbledhjen e 351-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) është miratuar raporti i Komisionit për përzgjedhjen e administratorëve të gjykatave, duke shpallur kandidatët e suksesshëm.

Sipas anëtares së Këshillit, Arjeta Sadiku, për Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Themelore në Gjilan duhet të rishpallet konkursi, pasi asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për rekomandim për votim në Këshill, raporton Betimi për Drejtësi.

Tutje, Sadiku njoftoi se për Dhomat e Postashme të Gjykatës Supreme ka një ankesë, ndaj nuk mund të vazhdohet me përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm.

Ndërkaq, për Gjykatën Komerciale kandidati i suksesshëm është Kushtrim Gashi, për Gjykatën Themelore në Prizren: Ilir Cakaj, për Pejë: Arben Haskaj dhe Qëndresë Sadrija, dhe për Ferizaj: Vjosa Hasani dhe Kadishe Shabani.

Emrat e kandidatëve u vunë për votim dhe rezultuan:

  • Prizren: Ilir Cakaj – 10 vota për
  • Pejë: Arben Haskaj – 10 vota për
  • Ferizaj: Vjosa Hasani – 7 vota për
  • Komerciale: Kushtrim Gashi – 8 vota për, 1 kundër dhe 1 e pavlefshme

Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kenë mandat 4-vjeçar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz