BallinaLajmeKFOR-i thotë se nuk ka marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit

KFOR-i thotë se nuk ka marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit

Të ngjajshme

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë...

Arrestohen tre protestues “anti-kapitalistë” në sheshin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar pak më parë tre...

Rusia intensifikon sulmet në infrastrukturën e Odesas

Një sulm me dron rus gjatë natës dëmtoi infrastrukturën...

Ushtarët e KFOR-it, nuk kanë marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit mirëpo, prania e trupave është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar për media i KFOR-it.

Më herët është raportuar se KFOR-i, ka marrë nën kontroll liqenin artificial të Ujmanit në veri të Kosovës, që është më i madhi në vend e që menaxhohet nga serbët.

“KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë,” ka thënë zyrtari i NATO-s.

“Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t’i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz