KF Feronikeli drejt shkatërrimit me vendimin e fundit të kryesisë
BILLI
Lexo edheHajni ia grabit me forcë çantën një femre në Drenas, policia e arreston
E pabesueshme çfarë po ndodh tek dy herë kampionët e Kosovës, KF Feronikeli.
Pas dorëheqjes se kryetarit Ekrem Elshani dhe donatorit Istref Veliu, vjen goditja e radhës.
Kryesia e mbetur e klubit në shenjë paknaqësie me kërkesën e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka liruar të gjithë futbollistët.
Lojtarët në kushte anonimiteti i kanë thënë Gazetës Olle se të gjithë lojtarëve u janë lëshuar fletëlëshimet.
Me këtë rast, të gjithë mbeten të lirë dhe me të drejt transferimi në klubet tjera.
Lexo edheHajni ia grabit me forcë çantën një femre në Drenas, policia e arreston