Kevin Edmond, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, ka ndarë një moment domethënës me ndjekësit e tij.
Ai ka postuar një video nga palestra, duke treguar se sot bëhen plot pesë muaj që është i pastër nga alkooli.

Në mbishkrimin e postimit, Kevin ka shkruar “5 muaj i pastër sot”, duke e shoqëruar me një emoji që simbolizon forcë dhe vendosmëri.
Ky mesazh i tij është pritur me shumë reagime pozitive, pasi tregon përkushtimin e Kevin për një jetë më të shëndetshme dhe të ekuilibruar, duke u fokusuar në kujdesin për trupin dhe mendjen.
