BallinaLajmeKëto janë vijat e kuqe të Kosovës në dialogun me Serbinë (Dokument)

Këto janë vijat e kuqe të Kosovës në dialogun me Serbinë (Dokument)

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...
Institucionet e Kosovës tashmë kanë hartuar një draft-dokument për fazën finale të bisedimeve më Serbinë.

Në këtë draft të cilin e ka siguruar lajmi.net, janë të paraqitura, synimet nga dialogu, afatin kur ai duhet të përfundojë si dhe vijat e kuqe të dialogut.

Sipas këtij dokumenti: Kosova nuk negocion mbi shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial:, Kosova nuk pranon rezultate të dialogut që cenojnë funksionalitetin e shtetit dhe institucioneve, si dhe cenojnë të drejtat dhe liritë individuale apo të ndonjë grupi, komuniteti apo etnie:, Kosova nuk pranon rrafshin e tretë të pushtetit, që vë në dyshim funksionimin e brendshëm institucional:, Kosova nuk pranon zgjidhje të cilat mund të krijojnë precedent negative për paqe e stabilitet në vend e rajon.

Ky draft dokument sot u është dorëzuar partnerëve të koalicionit qeverisës nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. I njëjti pritet tu dërgohet edhe partive politike opozitare./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz