back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKëto janë të hyrat vjetore të kryeministrit në largim – Vetëm nga...

Këto janë të hyrat vjetore të kryeministrit në largim – Vetëm nga paga ka marrë afër 35 mijë euro

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Sot janë publikuar formularët financiarë të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës të secilës parti.

Kësisoj, listës së koalicioni AAK-PSD, i prinë kryeministri në largim njëherësh edhe ish-kandidat për kryeministër nga ky koalicion, shkruan Gazeta Insajderi.

Në këtë formular, paraqiten të hyrat vjetore të kryeministrit Haradinaj, të periudhës 26 gusht 2018 dhe 26 gusht 2019.

Gjatë kësaj periudhe paga e përgjithshme vjetore e Ramush Haradinaj, ka qenë gjithsej 34,669.61 euro.

Ai nuk ka pasur te ardhura nga gjatë kësaj periudhe nga  pasuria apo biznesi.

Por, ai për 1 vit ka pasur të hyra prej qerasë së banesë. Shifër kjo që arrin në 88,000 euro.

Ndërkaq nga pensioni invalidor ai ka marr për 1 vit 2,700 euro.

Para të gatshme deri më 26 gusht 2019, Ramush Haradinaj, i ka pasur 96,276.26 euro, të cilat i përkasin atij. Janë edhe 2,300 euro të cilat i përkasin bashkëshortes.

Në pronësi të bashkëshortes së tij është biznesi Pallati ‘Dervisholli’ në vlerë të 70,000 euro.

Pasuri të patundshme, kryeministri në largim, ka një shtëpi në Prishtinë në me 950m2 në vlerë të 300,000 euro, Kullat në Gllogjan që kapin vlerën e 270.000 eurove, tokë në Gllogjan që kushton 75,000 euro dhe në vlerë të 27,000 eurove ka tokë në Brezovicë.

Por, Ramush Haradinaj, i ka edhe disa detyrime brenda dhe jashtë Kosovës.

Ai ka kredi në Reiffesien Bank në Prishtinë në vlerë të 130,272 euro. Ka borxh në vlerë të 20,000 eurove për banesë në Golem në Shqipëri dhe po ashtu borxh në vlerë të 120,000 eurove për villë në Tiranë.

Krejt kjo listë e pasurisë së Ramush Haradinajt, erdhi pak para fillimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat erdhën si pasojë e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të Kosovës, pas ftesës që mori për në Hagë.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj, pasi që, koalicioni i tij nuk doli fitues i zgjedhjeve, vendosi që mos ta marr postin e deputetit të legjislaturës së VII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës./ Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz