back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaSportKëto janë kombëtaret që tashmë janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Këto janë kombëtaret që tashmë janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Të ngjajshme

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

Policia e Kirgizisë ka shqiptuar gjoba të majme dhe...

Lista Serbe akuzon KQZ-në për zvogëlim të përfaqësimit në komisionet zgjedhore

Lista Serbe ka lëshuar një reagim, duke akuzuar Komisionin...

Ernest Muçi zyrtarizohet te skuadra e re në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi është bërë...

Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 është ende në zhvillim, por disa prej kombëtareve e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në turneun më të madh të futbollit botëror.

Deri më tani, 17 përfaqësuese kanë siguruar kualifikimin për Botërorin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Tre vendet pritëse – Kanadaja, Meksika dhe SHBA – janë kualifikuar automatikisht, transmeton lajmi.net.

Kombëtaret që janë tashmë të kualifikuara janë: Argjentina, Kanadaja, Meksika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Zelanda e Re, Irani, Uzbekistani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia, Paraguai dhe Maroku.

Argjentina është kampione në fuqi e botës, e cila fitoi Kupën e Botës 2022 në një finale dramatike kundër Francës, pas penalltive, në një nga ndeshjet më të paharrueshme në historinë e këtij kompeticioni.

Numri i ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 do të zgjerohet në 48, ndaj më shumë skuadra do të kenë mundësinë të sigurojnë një vend në këtë garë historike./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz