back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKëto janë deklaratat e zv/ministrave që mund t’i kushtojnë Kosovës me tërheqje...

Këto janë deklaratat e zv/ministrave që mund t’i kushtojnë Kosovës me tërheqje të njohjes nga Burundi

Të ngjajshme

Aston Villa e shokon Arsenalin, shënon fitore në minutën e fundit

Në një përballje të ndezur të xhiros së 15-të...

Ballkani kalon nga futbolli në sportin e ”tenisit”

Ballkani po vazhdon me formë fantastike. Tre herë kampioni i...

Prokuroria deklarohet për vdekjen në QKUK të një personi të dyshuar për vrasje

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen...

Arsenalin e morën ‘msysh’, mposhtet nga Aston Villa në fund të ndeshjes

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes Aston Villës dhe...

Derisa Republika e Burundit është duke shqyrtuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, diplomacia serbe ka shfrytëzuar dy deklarata të papërgjegjshme nga dy zëvendësministra të Jashtëm të Republikës së Kosovës për të bindur zyrtarët e Burundit që të tërheqin njohjen e Kosovës.

Zv/ministrat kosovarë: Gjergj Dedaj dhe Anton Berisha kanë nënçmuar Republikën e Burundit në dy deklarata skandaloze të dhëna gjatë muajit të kaluar, kur kanë deklaruar se nuk është e rëndësishme një tërheqje e mundshme e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Burundi.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nuk ka peshë njohja e pavarësisë nga shteti i Burundit.

“Nuk ka asnjë peshë as njohja as mos njohja e Burundit, besoj që Serbia do të bëjë tema të kësaj natyre që me kontestu Pavarësinë e Kosovës. Jemi në Pavarësi, në ditë feste ajo merr një shtet herë Burundi e herë Guineja Bisau edhe bën kësi tema të kota, ata veq po e riciklojnë temën”, kishte thënë Berisha më 17 shkurt, kur Serbia kishte njoftuar se Burundi do ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

E një deklaratë të ngjashme ka bërë edhe zëvendësministri tjetër i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj. Edhe ai deklaroi para disa ditësh se nuk është e rëndësishme mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një shtet si Burundi.

“Për mua si zëvendësministër i MPJ kruciale, historike dhe të qëndrueshme ishin njohjet nga SHBA, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia, Japonia, vendet fqinje dhe ish republikat jugosllave si Kroacia e Sllovenia, e sa për disa shtete si Burundi, Bangladeshi, Madagaskari, apo të ngjashme, të cilat nuk janë serioze dhe nuk paraqesin relevancë në politikat globale ndërkombëtare”, kishte thënë Dedaj.

E këto deklarata të dy zëvendësministrave Dedaj dhe Berisha mund t’i kushtojnë Kosovës me humbjen e njohjes së pavarësisë nga Burundi.

Teksa Qeveria e Burundit është shprehur e gatshme të tërheq njohjen e shtetit të Kosovës, është presidenti i këtij vendi Pierre Nkukurziza, ai i cili ende nuk e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

E në një letër që Ambasadori i Republikës së Burundit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Albert Shingiru u ka dërguar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryediplomatit Ramush Haradinaj, ai shprehet se deklaratat e tilla të zv/ministrave kosovarë do t’ia komplikojnë punët zyrtarëve të Burundit që janë pro Kosovës.

“Jam duke punuar rreth çështjes së njohjes së Kosovës në Burundi. Nuk është e lehtë sepse serbët u kanë ofruar shumë gjëra atyre. Por lajmi që ne kemi pranuar nga misioni serb, se zëvëndësministri i juaj i Punëve të Jashtme ka thënë se nuk është me rëndësi njohja nga Burundi, do të më komplikojë punët”, theksohet në letrën që Shingiru u ka dërguar Haradinajt dhe Pacollit.

“Ju lutem më sqaroni këtë dhe nëse këto deklarata janë të vërteta, unë nuk kam asnjë argument tek Presidenti im”, thuhet në letrën e Shingiru, raporton Insajder.

Javën e kaluar, ministri i Punëve të Jashtme të Burundit, Alain Aimé Nyamitëe u takua me homologun e tij serb Ivica Daçiq, me të cilin diskutuan për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe rindërtimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Nyamitëe deklaroi në një intervistë me “Zërin e Amerikës” se Burundi do të rikthehet sërish në pozicionin që kishte para vitit 2012 – kur e njohu pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, pavarësisht qëndrimit të Qeverisë së Burundit, presidenti i këtij vendi, Pierre Nkurunziza ende nuk është dakord për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Burundi është një shtet me popullësi së paku pesë herë më të madhe se Kosova (mbi 10 milionë banorë) dhe ndodhet në pjesën qendrore të Kontinentit Afrikan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz