BallinaRegjionaleDrenasKëto dy fshatra të Drenicës po kërkojnë të bëhen komuna

Këto dy fshatra të Drenicës po kërkojnë të bëhen komuna

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Një numër goxha i madh i vendbanimeve, respektivisht fshatra nga anë të ndryshme të Republikës së Kosovës ka vite që kanë kërkuar dhe ende po presin që të bëhen komuna.

Në sirtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nga viti 2016 qëndrojnë 19 kërkesa për themelimin e komunave të reja, por  asnjë nga ato kërkesa deri tani nuk është plotësuar.

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal tregojnë arsyen pse nuk janë plotësuar këto kërkesa.

Zyra për komunikim me publikun e MAPL-së sqaron se gjithë kërkesat e adresuara kanë përmbajtur vetëm një përshkrim sipërfaqësor, duke mos dhënë as numrin e banorëve dhe elemente të tjera të rëndësishme që mundësojnë një vendbanim për t’u bërë komunë.

“Në Ministritnë e Administrimit të Pushtetit Lokal janë paraqitur 19 kërkesa për themelimin e komunave të reja, për të cilat kërkesa MAPL e ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kërkesat e adresuara kanë përmbajtur vetëm një përshkrim sipërfaqësor, nuk tregojnë numrin e banorëve, arsyeshmërinë ekonomike, si dhe shumë elemente të tjera që janë të domosdoshme për një komunë potenciale”, thuhet në një përgjigje të MAPL-së dhënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.

Mësohet se Runik nga Komuna e Skenderajt dhe Komorani nga Komuna e Gllogocit, janë në mesin e atyre vendbanimeve që po kërkojnë të bëhen komuna.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz