back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKëta kandidatë pritet të jenë në 10-shen e parë të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Këta kandidatë pritet të jenë në 10-shen e parë të Lëvizjes Vetëvendosje, në garën e 6 tetorit

Të ngjajshme

Avdullah Hoti i prerë: Nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u përgjigj...

Studimi: Mishi i ndihmon disa të moshuar të arrijnë deri në moshën 100 vjeç

Sipas një studimi të fundit, personat që nuk hanë...

Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend

Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se...

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Tashmë është afruar koha edhe për paraqitjen e kandidatëve për deputetë nga partitë politike. Secila parti apo koalicion, do të ketë mundësinë e kandidimit të 110 personave për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic. Njëra ndër to, do të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ani pse partia e Kurtit, ia ka dhënë mundësinë e kandidimit brenda Lëvizjes të secilit person që dëshiron të jetë në garë për ulëse në Kuvend, kjo parti pritet që në listën e kandidatëve t’i ketë njerëzit që kanë marrur më së shumti vota në zgjedhjet e fundit të vitit 2017.

Bartës i listës, pritet të jetë Albin Kurti, teksa menjëherë pas tij, pritet renditja e Glauk Konjufcës dhe Besnik Bislimit – të dy nënkryetarë të Vetëvendosjes.

Albulena Haxhiu, Rexhep Selimi, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Xhelal Svecla, Salih Zyba, Ismajl dhe Sami Kurteshi, pritet të jenë ndër kandidatët, që do garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. Po ashtu, hapësirë kandiduese në këto zgjedhje, pritet t’u jepen edhe disa të aderuerve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.

VV në zgjedhjet e fundit kishte arritur që t’i fitojë 32 deputetë, teksa për këto zgjedhje, është shpallur një kandidaturë brenda Lëvizjes, ku secilin anëtar i saj që dëshiron të kandidojë në këto zgjedhje, mund të aplikojë deri sonte në mesnatë, ku mëpastaj, ata do t’i nënshtrohen votimit të Këshillit të Përgjithshëm. Zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, teksa, fushata zgjedhore zyrtarisht pritet të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjas deri më 4 tetor.

VV kandidat për kryeministër do ta ketë Albin Kurtin, teksa rivalë të Kurtit në këto zgjedhje do të jenë Vjosa Osmani nga LDK, Kadri Veseli nga PDK, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK/PSD dhe Fatmir Limaj, nga koalicioni NISMA-AKR.

Lexo poashtu: Kurti në Mitrovicë: Na kanë vonuar, por po iu vjen fundi

Të Fundit

Sport

ShowBiz