BallinaLajmeKëta janë të dyshuarit për plagosjen e këshilltarit të Fatmir Limajt (FOTO)

Këta janë të dyshuarit për plagosjen e këshilltarit të Fatmir Limajt (FOTO)

Të ngjajshme

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Digjen mbeturinat në Emshir, rrezikohen objektet

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit,...

Kos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE,...

Si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën sonte në Veternik, i plagosur mbeti këshilltari i liderit të Nismës, Fatmir Limaj, Luan Maloku.

Sipas burimeve të Indeksonline plagosja e Malokut ndodhi pikërisht para shtëpisë së tij.

Rasti në fjalë u konfirmua edhe nga policia e Kosovës, ku u theksua se i njëjti gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por jashtë rrezikut për jetë.

Sipas burimeve të Indeksonline personat e dyshuar lidhur me plagosjen e Malokut janë: Orhan Agushi dhe Uran Agushi.

Të njëjtit dyshohen të jenë kryesit e kësaj vepre, teksa njësitet policore janë duke kryer hetimet intensive dhe janë në kërkim të të dyshuarve.

“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik-Prishtinë. Njësitë Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para nga tereni, viktima i plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK dhe gjendja shëndetësore sipas stafit  mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve. Për informata shtesë ju informojmë me kohë”, tha Baki Kelani nga Policia e Kosovës lidhur me rastin./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz