Shërbimi Korrektues i Kosovës së shpejti do të bëhet me drejtor të ri, pozitë kjo që deri më tani kishte Ushtrues Detyre.
Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se janë më shumë se 10 kandidatë që i kanë hyrë garës për këtë pozitë.
“Gazeta Blic”, ka siguruar edhe listën me emra të kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozitën e drejtorit në shërbimin korrektues në vendin tonë.
Në listën e siguruar shihen gjithsej njëmbëdhjetë (11) personave: Isa Syla, Muamer Bikliqi, Besnik Sheqiri, Enver Rrustemi, Shaban Kamberaj, Rasim Selmani, Ali Gashi, Sadri Abazi, Burim Buleshka, Nehat Thaqi dhe Dritan Bajramaj.
Ndryshe deri më tani postin e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës e ka pasur Sokol Zogaj.
Ky i fundit sipas kësaj liste nuk ka kandiduar më për këtë post.