Qenan L. Osmani, Gjymshit A. Gashi, Gafurr V. Rexha janë tre zyrtarë të Inspektoratit të Kuvendit Komunal të Prishtinës të arrestuar sot nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Njëri nga të dyshuarit Qenan Osmani është i moshës 64 vjeçare ndërsa dy të tjerët, Gjymshit Gashi i moshës 57 vjeçare, përkatësisht Gafurr Rexha, 36 vjeç.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore tre të arrestuarit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin shpërdorim i detyrës zyrtare në rrugën “Nekibe Kelmendi” në fshatin Hajvali ku kishte ndodhur një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i pronës”.
Gazeta Sinjali raportoi se me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes në Prishtinë për 48 orë.















