Këta janë fizicientët e rinj më të mirë të Drenasit (Foto)
03

Lexo edheLirohet Fitim Lladrovci, ishte dënuar me 5 vite burg për terrorizëm

Pas mbajtjes së garës e fizicientëve të rinj në Drenas e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, sot në sallën e Kuvendit të Komunës, drejtori i DKA-së, Tafil Halilaj ka ndarë mirënjohje dhe dhurata për nxënësit të cilët kishin arritur suksese në këtë garë.
Gara është zhvilluar ne të gjitha institucionet arsimore me nxënësit e klasave të nënta (IX), dhe numri i nxënësve pjesëmarrës ishte 21 veta, ku një nxënës ka përfaqësuar një shkollë, ndërsa vendi i parë e ka përfaqësuar Komunën në gara e nivelit qendror.
Fituesit e kësaj gare ishin;
1. SHFMU “Jusuf Gërvalla” – Negroc, nxënësja Halime Krasniqi,

Lexo edheLirohet Fitim Lladrovci, ishte dënuar me 5 vite burg për terrorizëm
2. SHFMU “Ali Gashi”- Drenas II, nxënësi Elion Shala dhe
3. SHFMU “Dëshmorët e Fortesës” – Vërboc, nxënësja Leonita Gllareva. /Drenica Press/
