back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKëta janë emrat e asambleistëve të Skenderajt, që përjashtohen nga PDK

Këta janë emrat e asambleistëve të Skenderajt, që përjashtohen nga PDK

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryesia e degës së PDK-së në mënyrë unanime në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga Kryetari i degës Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të përjashtojë nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj 7 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin komunal të Skenderajt.

Ky vendim është marrë me vota unanime të anëtarëve të Kryesisë pjesëmarrës në mbledhje. Vendimi ka ardhur për shkak të mos respektimit të vendimit unanim të organeve të partisë lidhur nominimin e kandidatit të PDK-së për Kryesues të Kuvendit, duke u rreshtuar krah subjekteve opozitare në Kuvend, dhe duke
shpërfillur madje edhe ftesat për konsulta nga organet drejtuese të PDK-së.

Këto veprime, Kryesia e degës i cilëson si shkelje flagrante të Statutit të PDK-së, neni 65 paragrafi 1, sipas të cilit “Të gjithë anëtarët e PDK-së, përfshirë edhe ata që janë në pozita të larta udhëheqëse brenda PDK-së të cilët shkelin statutin, vendimet e organeve të PDK-së, programin, devijojnë nga politika e PDK-së, se në ndonjë formë tjetër shkelin parimet dhe vlerat e PDK-së, ndaj tyre shqiptohen masa disiplinore”, paragrafi 2 “masa disiplinore “. Pika (f), “ Përjashtimi nga PDK”

Në bazë të vendimit anëtarët e Kuvendit të përjashtuar janë: 1. Azem Gashi, 2. Musa Fazliu, 3.Fatbardha Haliti, 4.Ilir Ejupi, 5.Sami Aruqi, 6.Driton Hetemi, 7.Fatlume Kodra.

Gjithashtu Kryesia e degës, me propozim të Kryetarit Sami Lushtaku ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin e më hershëm për emërimin e Bekim Haxhiut nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.

Në bazë të këtij vendimi z.Bekim Haxhiu që nga sot nuk është nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ndërsa i njejti vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë së degës së PDK-së në Skenderaj.

Në arsyetimin e propozimit, të votuar unanimisht, z Sami Lushtaku ka thënë se z Haxhiu ka nxitur përçarje brenda PDK-së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK-së dega në Skenderaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz